Mbahen kuizi i diturisë dhe garat në vrapim për nder të 7 Marsit

Mbahen kuizi i diturisë dhe garat në vrapim për nder të 7 Marsit

Për nder të 7 Marsit, Ditës së mësuesit Shqiptar, SHMK “Ismet Jashari”-Likovë organizoi një sërë aktivitetesh edhe atë:

– 7 Mars – Krosi tradicional organizuar nga Prof. Berat Avdiu dhe Prof. Rinor Iseni edhe atë në distancën nga përmendorja e dëshmorit “Ismet Jashari” në Orizare deri te gjimnazi në Likovë ku fitues nga djemtë ishin

  1. Shuajb Jashari
  2. Shqiprim Xhemaili
  3. Skender Ameti

Kurse nga femrat

  1. Merita Aliji
  2. Erma Rramani
  3. Mendushe Iseni

– 5 Mars – Gjysmëfinalja e Kuizit të Diturisë mbajtur përmes platformës Moodle dhe aplikacionit English For Life me bartës Prof. Ardian Deari.

– 7 Mars – Finalja e Kuizit të diturisë “Supertalentët” me bartës Prof. Liridon Sulejmani, Prof. Xhemile Osmani, Prof. Alma Bajrami dhe komison Prof. Sanije Dauti, Prof. Jehona Mustafi dhe Psikologu Bekim Musliu ku ekip fitues ishin nxënësit e klasës II-3 nxënëset Anida Ademi, Zirije Nexhipi dhe Enisa Misimi.