RISI: Garë për shkollat fillore në SHMK ‘Ismet Jashari’ përmes Inteligjencës Artificiale!

RISI: Garë për shkollat fillore në SHMK ‘Ismet Jashari’ përmes Inteligjencës Artificiale!

Sot në ditën e parë të garës “Beteja Legjendare e Shkencave” në ambientet e Shkollës së Mesme Komunale “Ismet Jashari” nën organizimin e profesorëve të shkollës tonë Prof. Sanije Dauti (Gjuhë shqipe), Prof. Ardian Deari (Gjuhë Angleze) dhe Prof. Haxhere Amidi (Biologji) dhe në bashkëpunim me Komunën e Likovës, u mbajtën garat për klasat e IX me semimaturantët e Komunës tonë në formë elektronike përmes plaftormës Moodle dhe aplikacionit EnglishForLife në lëndët: Gjuhë Shqipe, Gjuhë Angleze dhe Biologji. 

Vlenë të ceket se jemi shkolla e parë në rajon e jo vetëm në Maqedoninë e Veriut që aplikuam kontrollimin e garës plotësisht përmes Inteligjencës Artificiale.

Rezultatet janë si vijon:

 

Në lëndën Gjuhë Shqipe:

Vendi i parë: Hana Rufati, ShFK “Faik Konica” – Sllupçan.

Vendi i dytë: Ajla Asani, ShFK “Andon Zako Çajupi”-Hotël

Vendi i tretë: Gentiana Elmazi, ShFK “Rilindja”-Llojan

 

Në lëndën Gjuhë Angleze:

Vendi i parë: Etrit Ajdini, ShFK “Faik Konica”-Sllupçan

Vendi i dytë: Hana Rufati, ShFK “Faik Konica”-Sllupçan

Vendi i tretë: Nafije Lutviji, ShFK “Andon Zako Çajupi”-Hotël

 

Në lëndën Biologji:

Vendi i parë: Fatime Elezi, ShFK “Faik Konica”-Sllupçan

Vendi i dytë: Rejana Sherifi, ShFK “Faik Konica”-Sllupçan

Vendi i tretë: Edmond Shaqiri, ShFK “Andon Zako Çajupi” – Hotël.

 

Të pranishëm kishim përfaqësues nga LASH si dhe shkolla private për gjuhë të huaja ‘English For Life’.

Falënderojmë të gjithë nxënësit pjesmarrësit, mentorët dhe drejtorët e shkollave fillore!

Disa pamje nga garat.