
Dita e dytë e garës “Beteja Legjendare e Shkencave” në Shkencat Matematike-Natyrore
Dita e dytë e garës “Beteja Legjendare e Shkencave” në Shkencat Matematike-Natyrore
Sot në ditën e dytë të garës “Beteja Legjendare e Shkencave” në ambientet e Shkollës së Mesme Komunale “Ismet Jashari” nën organizimin e profesorëve të shkollës tonë Prof. Fidan Fazliu (Matematikë), Prof. Liridon Sulejmani (Fizikë) dhe Prof. Imrane Zimberi (Kimi) dhe në bashkëpunim me Komunën e Likovës, u mbajtën garat për klasat e IX me semimaturantët e Komunës tonë në formë klasike përmes testit në letër në lëndët: Matematikë, Fizikë dhe Kimi.
Rezultatet janë si vijon:
Në lëndën Matematikë:
Vendi i parë: Rona Ramadani, ShFK “Rilindja”-Llojan
Vendi i dytë: Nektar Avdiu, ShFK “Andon Zako Çajupi”-Hotël
Vendi i tretë: Arianit Iseni, ShFK “Dituria”-Likovë
Në lëndën Fizikë:
Vendi i parë: Omer Zulfija, ShFK “7 Marsi”-Opajë
Vendi i dytë: Elona Islami, ShFK “Rilindja”-Llojan
Vendi i tretë: Altin Iljazi, ShFK “Rilindja”-Llojan
Në lëndën Kimi:
Vendi i parë: Fatime Elezi, ShFK “Faik Konica”-Sllupçan
Vendi i dytë: Hixhret Rexhepi, ShFK “Andon Zako Çajupi”- Hotël
Vendi i tretë: Elona Islami, ShFK “Rilindja” – Llojan.
Në shenjë respekti dhe mbështetjeje për garën dhe nxënësit kishim kryetarin e komunës z. Erkan Arifin, përfaqësues të LASHit dhe përgjegjësin për arsim nga Komuna e Likovës.
Falënderojmë të gjithë nxënësit pjesmarrësit, mentorët dhe drejtorët e shkollave fillore.