Dita Ndërkombëtare Kundër Bulizmit

Dita Ndërkombëtare Kundër Bulizmit

Projekti: Dita Ndërkombëtare Kundër Bulizmit

Shkolla Komunale “Ismet Jashari”-Likovë

Paralelet e Mjekësisë : Defina Jashari,Lejdina Memeti,Erina Isaki,Erina Zumberi,Ajla Asani,Enes Ramadani,Rumejsa Fetai,Erona Nasufi,Lina Mamuti.

Në bashkëpunim me psikologen: Emine Arifi.

Në shkollën tonë u realizua një projekt sensibilizues kundër bulizmit, me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Bulizmit – 20 Tetor. Ky aktivitet u zhvillua nga nxënësit e paraleleve të mjekësisë, në bashkëpunim me psikologen e shkollës, Emine Arifi. Qëllimi i projektit ishte të rritej ndërgjegjësimi ndaj formave të ndryshme të bulizmit dhe të promovohej respekti, toleranca dhe bashkëpunimi midis nxënësve. Gjatë aktivitetit, u mbajtën ligjërata dheprezantime statistikash, të cilat treguan rëndësinë e mbështetjes psikologjike dhe të raportimit të rasteve të ngacmimit. Qëllimi i këtij projekti është rritja e ndërgjegjësimit ndaj bulizmit në shkollë dhe në shoqëri.Nxënësit e paraleles së mjekësisë dëshirojnë të dërgojnë mesazhin se asnjë formë dhune, talljeje apo përjashtimi nuk është e pranueshme. Të gjithë kemi të drejtë të ndihemi të respektuar, të sigurt dhe të pranuar.

Analiza e statistikave nga anketat dhe pyetësorët

Një pjesë e rëndësishme e këtij projekti ishin anketat dhe pyetësorët të realizuar nga psikologia e shkollës, znj. Emine Arifi, në bashkëpunim me nxënësit e paraleleve të mjekësisë. Qëllimi i tyre ishte të vlerësohej niveli i pranisë së bulizmit, format më të zakonshme të tij dhe mënyrat se si nxënësit përballen me situatat e ngacmimit në ambientin shkollor.

Pas analizimit të rezultateve, nxënësit përgatitën një prezantim me statistikat përkatëse, duke i paraqitur ato në formë grafikësh, tabelash dhe posterësh informues. Këto të dhëna treguan se një pjesë e nxënësve janë dëshmitarë të bulizmit, por jo gjithmonë raportojnë ngjarjet; se bulizmi verbal (p.sh. talljet dhe ofendimet) është forma më e përhapur; dhe se ndërgjegjësimi dhe mbështetja psikologjike ndikojnë pozitivisht në uljen e rasteve të përsëritura.

Rezultatet u diskutuan në mënyrë të hapur gjatë prezantimit, duke nxitur reflektim dhe propozime konkretepër të përmirësuar klimën e respektit dhe mirëkuptimit në shkollë.