Ligjëratë në lidhje me bullizmin, dhunën verbale e fizike, përgjegjësitë e shoferëve të rinjë

Ligjëratë në lidhje me bullizmin, dhunën verbale e fizike, përgjegjësitë e shoferëve të rinjë

Bullizmi, dhuna verbale e fizike, përgjegjësitë e shoferëve të rinjë ishin në qendër të ligjëratës dhe diskutimit që u zhvillua gjatë ditës së sotme me mysafirë nga Inspektoriati i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policia e vendit.

Me prezencën e maturantëve, inspektori i pranishëm sqaroi fenomenin e bullizmit te të rinjtë, me theks të veçantë edhe atë të bullizmit kibernetik, pasojat e saj, ndikimi në vazhdimësi gjatë jetës tek ata që bullizohen.

Gjithashtu, dhuna verbale e fizike, arsyet banale që shpesh na çojnë drejt saj, mënyrat se si mund t’i shmangim e t’i adresojmë në organet e rendit sa herë që hasim situata të tilla ishin pjesë e diskutimit të përbashkët.

Pas kësaj, policja e pranishme sqaroi mbi rëndësinë e kujdesit të vazhdueshëm që duhet të kemi si shoferë të rinjë. Pse ekziston patenta e shoferit, cilat janë përgjegjësitë e qytetarëve në komunikacion, njohja dhe respektimi i rregullave të komunikacionit, sjellja jonë në komunikacion në raport me shoferët tjerë, ishin diskutim dobiprurës për t’i ndërgjegjësuar maturantët edhe më shumë për përgjegjësitë që kanë si shoferë të të rinjë apo të ardhshëm.