
Nxënësi ynë, Nedim Shaqiri, fitues i medaljes së artë në karate
Drejtori i Shkollës së Mesme Komunale “Ismet Jashari” – Likovë, z. Isni Aliji së bashku me zv.drejtorin, Fikret Duraku dhe sociologun e shkollës, Rrustem Memeti kanë takuar nxënësin e shkollës, Nedim Shaqirin dhe trajnerin e tij për ta uruar për suksesin e tij në garat ballkanike të sportit të karatesë, duke fituar medaljen e artë në nivel ballkanik.
Stafi udhëheqës i shkollës në emër të shkollës dhe gjithë mësimdhënësve shprehën fjalë miradije për Nedimin që të vazhdojë edhe tutje me angazhimin e tij për të na bërë krenar edhe më shumë, duke e garantuar për mbështetje të vazhdueshme dhe të pakursyeshme.