Pijet energjike, varësia dhe dëmet që shkaktojnë

Pijet energjike, varësia dhe dëmet që shkaktojnë

Këto ditë në shkollën tonë u bë prezentimi i projektit me temën “Pijet energjike, varësia dhe dëmet që shkaktojnë”.

Këto pije kohëve të fundit kanë marrë një hov të madh ku kemi vërejtur se nxënësit tonë i konsumojnë shumë, por nuk janë aspak në dijeni se sa dëme të mëdha i shkaktojnë organizmit.

Përveç dëmeve që i shkaktojnë gjithashtu ekziston edhe dukuria socio-ekononike ku nxënësit harxhojnë një shumë të madhe të hollash për blerjen e këtyre pijeve.

Qëllimi i këtij projekti ka qenë ngritja e vetëdijes së nxënësve në lidhje me këtë temë dhe të informojmë prindërit se çka janë duke konsumuar fëmijët e tyre dhe se çfarë rreziku i paraprinë.

Nxënësit e përfshirë në projekt së bashku me sociologun shprehin falendërime edhe për dr. Zekerija Shahinin për informacionet dhe ekspertizën e dhënë mbi këtë temë, gjithashtu edhe drejtorin e shkollës dhe të gjithë profesorët për mbështetjen.

Ky projekt u realizua nga sociologu i shkollës Rrustem Memeti dhe nga nxënësit Fatlume Rexhepi, Arbnor Sulejmani, Anid Osmani, Ruvejda Azizi dhe Altuna Memedalija.