
“Zërat që duhen dëgjuar”
“Ti nuk je numër, ti je ndryshimi. Dhuna nuk duhet të mbetet në heshtje.”
Në kuader të fushatës ndërkombëtare “16 Ditë Aktivizëm kundër Dhunës Gjinore dhe Dhunës në Familje”, SHMK “Ismet Jashari” – Likove, në bashkëpunim me Shoqaten për Arsim dhe Kulturë “Adrion”, realizoi aktivitetin edukativ:“Zërat që duhen dëgjuar” – Histori të vërteta për llojet e dhunës. Nënësit e shkollës u përfshinë në leximin e 6 rrëfimeve të vërteta, të cilat trajtonin forma të ndryshme dhune: dhunë psikologjike, manipulim emocional, dhunë ekonomike, dhunë digjitale, ndikime të dhunës familjare dhe shenjat e para të dhunës në marrëdhënie. Pas çdo rrëfimi,të rinjët moren pjesë në një debat të hapur me penalistë profesionistë, të cilët ofruan sqarime, këshilla dhe informacione të rëndesishme për parandalimin dhe raportimin e dhunës.
Ky aktivitet ishte një hap i rëndësishëm në rritjen e vetëdijes së të rinjëve per te njohur dhe kundërshtuar çdo formë dhune në jetën e tyre dhe në komunitet.
Iniciativa është pjesë e projektit partner “Zëri dhe pjesëmarrja e grave dhe të rinjëve në krijimin e politikave publike dhe një mjedis të favorshëm për pjesëmarrjen qytetare“, që zbatohet nga Iniciativa Qytetare e Grave ANTIKO, në bashkëpunim me Adrion dhe Соживот, me mbeshtetje nga Qeveria e Zvicrës përmes Civica Mobilitas.
Ne ngrisim zërin! Dhuna nuk duhet të mbetet në heshtje.












